Policia britanike arrestoi një 48-vjeçar shqiptar që kujdesej për një fermë kanabisi në një ndërtesë të vjetër në Lumb Lane, Brisbane.

 

Referuar mediave të huaja, shqiptari i arrestuar është identifikuar si Jetnor Cuka. Ai ka deklaruar para autoriteteve se kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe se gjatë dy muajve të fundit ishte kujdesur për 1.310 bimë kanabisi në një fermë, ku edhe jetonte.

 

Më herët Cuka kishte qenë emigrant në Greqi, ku punonte për të ndihmuar prindërit e moshuar. Më pas ai u fut në Britaninë e Madhe, ku pretendon se u gënjye nga banda që e ndihmoi.

 

Sipas tij, ai i kishte borxh 22 mijë paund bandës dhe duhej të punonte në fermën e kanabisit që t’i shlyente.

 

Rrëfimi i tij ngjau i besueshëm te trupa gjykuese, e cila vendosi ta dënojë Cukën me vetëm 16 muaj burg sepse është mashtruar nga trafikantët.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *