I pranishëm në Samitin e 8-të të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore, Juglindore dhe Republikës Popullore të Kinës, që po mbahet në Kroaci,
Kryeministri Edi Rama këtë të premte është pjesë e Samitit të 8-të të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore, Juglindore dhe Republikës Popullore të Kinës, që po mbahet në Kroaci ku është takuar me homologun grek Aleksis Tsipras, dhe atë kinez.
Në takimin midis Ramës dhe Tsipras çështja e kufirit mes dy vendeve dhe sfidat e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit mendohet se kanë qenë dhe fokusi i bisedës.
Ndërkohë përmes një statusi në rrjetin social Twitter, kryeministri grek Tsipras ka publikuar një foto nga takimi me homologun e tij Edi Rama.





