Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili doli në krah të presidentit Ilir Meta sa i takon aksionit që ky i fundit ka marrë, për të mbrojtur, sipas tij, Gjykatën Kushtetuese. Në një postim në “Facebook”, Vasili tha se këtë të enjte Meta publikoi fakte monstruoze që tregojnë sesi po rrezikohet Kushtetuesja. Për Vasilin, autoritetet duhet të reagojnë dhe veprojnë.

 

“Fakte monstruoze që ulërijnë për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese nga rilindja! Dokumentet e publikuara nga presidenti janë një dëshmi shumë e rëndë e kapjes monstruoze të shtetit si kurrë ndonjëherë në këto tridhjete vite pluralizëm. Ku është prokuroria dhe policia??? Ku janë fshehur? Ku është SPAK? Apo po kërkon se ku do ta degdisë dosjen. Apo presin urdhrat e Edi Ramës?”

 

Në mbështetje të Ilir Metës doli edhe Partia Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i cilësoi po ashtu tronditëse faktet e publikuara nga kreu i shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *