Kryqëzimi i Drithasit jo vetëm që është një aks rrugor nacional me një qarkullim shumë të madh mjetesh, por ky kryqëzim ndan edhe dy zona të banuara fshatin Libonik nga fshati Drithas, banorët e të cilëve janë të detyruar të qarkullojnë çdo ditë aty jo vetëm me mjete por edhe me bicikleta apo më këmbë.

Në këtë vend kalojnë edhe të gjithë fermerët e fushës së Maliqit me mjete bujqësore të tonazheve të ndryshme, duke shkaktuar një amulli të vërtetë në qarkullim.

Ky është një kryqëzim ku sinjalistika vertikale e horizontale kufizon shpejtësinë e mjeteve deri në 40 km në orë, por edhe për banorët kjo nuk është e mjaftueshme.

Ata kërkojnë që të ndërtohen mbikalime apo nënkalime në mënyrë që të kenë mundësi të qarkullojnë pa u rrezikuar çdo moment nga aksidente të mundshme.

Edhe policia e qarkullimit rrugor kërkon që të ketë standarde më të larta për të parandaluar aksidentet duke nisur që nga ndriçimi, por nuk e përjashton mundësinë që të ndërtohen edhe mbikalime e nënkalime, ashtu si kërkon të njëjtën gjë edhe për të gjitha kryqëzimet e tjera të aksit rrugor kapshticë Qafë Thanë.

Mungesa e tyre ka bërë që të ketë një numër të lartë aksidentësh në të gjithë këtë aks, shpeshherë edhe me pasoja.

Që nga Kapshtica e deri në Qafë Thanë ka një total prej 450 degëzimesh të cilat e bëjnë edhe më të vështirë qarkullimin e mjeteve por edhe të këmbësoreve në zonat e banuara që përshkron kjo rrugë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *