Kryetari i parlamentit maqedonas Talat Xhaferri gjatë vizitës së tij në Pustec ka vlerësuar bashkëpunimin midis dy vendeve për proceset integruese .

 

“Ishte e udhës te tregonim vazhdimësinë e bashkëpunimit midis dy qeverive dhe bashkërenditjes se veprimeve eurointegrative. Te dyja vendet kane qene kandidate, për fat te keq Maqedonia nuk arriti te kaloje pengesat qe kishte ne samitin e Bukureshtit, Shqipëria dhe Kroacia fituan statusin e anëtarit te NATO-s dhe Shqipëria vazhdon te mbështesë Maqedoninë për integrimin ne NATO dhe bashkërenditen veprimet e eurointegrimit pasi te dy vendet janë ne te njëjtën faze”.

 

Kryeparlamentari Xhaferri tha se ne Prill te 2018 pritet qe te dy vendet te kenë raport progresi pozitiv dhe te çelen negociata për Shqipërinë ndaj është i nevojshëm bashkëpunimi rajonal dhe me gjere. I pyetur për arrestimin e Kryetarit të Bashkisë së Pustecit, Edmond Themelko, kryetari i Parlamentit maqedonas tha se kjo është një çështje që nuk mund ti referohet Pustecit pasi varet nga probleme të tjera më të mëdha.

 

“Çështjet e parregullsive zgjedhore qe kane përfshirë Maqedoninë nuk besoj se janë rasti i mirëfilltë për t’ja adresuar Pustecit. Pusteci është një pike ne det për te gjitha ato veprime jashtëligjore dhe nuk duhet vene preteksti kryesor ne Pustec.”

 

Më herët kryeparlamentari Xhaferri ka takuar kryetarin e opozitës shqiptare, Lulzim Basha i cili vuri theksin tek përmbushja e marrëveshjes së Ohrit me avancimin e të drejtave të shqiptarëve e gjuhës shqipe, si rrugën më të sigurt drejt  stabilitetit në Maqedoni dhe më gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *