Ekstradohet nga Holanda një tjetër anëtar i bandës “Babagjyshët”, e cila kryente grabitje me armë.

 

Këtë të diëlë është bërë i mundur  ekstradimi nga Amsterdami drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Fatmir Pjetri  33 vjeç, lindur  në Pukë, i cili ishte dënuar me 30 vjet burg, si pjestar i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e vjedhjes me armë.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal të vitit 2018, e ka dënuar me 30 vjet burg  për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *