Monika Kryemadhi, në takimin me banorët e njësisë 5 në kryeqytet ka folur për programin politik të LSI, ku theksoi se prioritetet e prezantuara nuk kanë asnjë impakt në buxhetin e shtetit.

Për Kryemadhin, plani ekonomik i LSI-së do të shtojë para në xhepin e shqiptarëve, si dhe do të krijojnë hapësira investime.

“LSI solli 5 ide të reja. Pesë ide të reja shumë të thjeshta. Nuk kanë absolutisht asnjë lloj impakti në buxhet, pra nuk i kushtojnë buxhetit të shtetit, nuk i kushtojnë xhepave të shqiptarëve. Përkundrazi, shtojnë para në xhepin e shqiptarëve, shtojnë para në buxhetin e shtetit, çlirojnë ekonominë shqiptare, krijojnë hapësira investime, e bëjnë vetë shtetin shqiptar dhe politikën për të pasur një vizion. Dhe kjo lloj ndjesi pozitive dhe komoditeti që më kanë dhënë, më krijoi një lloj besimi për ta vazhduar, për ta implementuar dhe për të vazhduar për të folur me njerëzit për programin.”

Sipas Monika Kryemadhit, synimi i LSI-së është që qytetarët shqiptarë mos ta braktisin vendin, por ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *