Monika Kryemadhi gjatë takimit me strukturat e LSI deklaroi se opozita nuk është në këtë beteje për të zgjidhur krizën e momentit, por për të zgjidhur krizën 30 vjeçare të tranzicionit. Ajo shtoi se Rama është njeriu që mbështetet nga krimi I organizuat ndryshe nga sa e heq veten si lider I ballkanit.

 

Edi Rama është njeriu i suportuar, i mbështetur dhe i frymëzuar nga krimi i organizuar edhe pse mendon që trumpetohet si lideri i Ballkanit apo si lider ndërkombëtar, sot atë e kemi njeriun më të shkatërruar politikisht, por edhe moralisht.Megjithatë beteja e opozitës nuk është betejë për të thënë që 85 për qind e shqiptarëve janë përkrahës të opozitës. Jo. Opozita është një pjesë e gjithë kësaj proteste madhështore të qytetarëve shqiptarë, të cilët refuzuan me një bindje të plotë, pa asnjë lloj mëdyshjeje vendosjen e diktaturës dhe të monizmit që Edi Rama kërkon të vendosë në Shqipëri.Që nga data 30 qershor që për të gjithë ne ka qenë një ditë normale, ku pjesa më e madhe e juaj ka qenë vëzhgues jashtë qendrave të votimit për të parë sesa njerëz hynin nëpër qendrat e votimit, dhe që në bazë të statistikave tona është më e ulët edhe sesa ajo që deklarojmë ne si opozitë, por si gjithmonë që vendosim një si lloj dashamirësie për t’ia falur Edi Ramës që prapë ke pasur një çikë më shumë se ç’pretendojmë ne, e keni parë që 30 qershori ishte faktikisht edhe fundi jo vetëm i imazhit por edhe gjithë psikologjisë dhe vizionit të tij politik për ta kthyer Shqipërinë në një vend monist.

 

Kryemadhi e konsideroi raportin e ODIHR, qartazi një raport ku konfirmohet se cfarë votimesh u bënë në 30 qershor, e ku përvec paligjshmërive, akuzohet edhe sjellja e njëanshme e KQZ.

 

 

Në fakt, sot kemi një raport të ODIHR-it, një raport shumë i qartë ku thuhet se shqiptarëve u mungoi e drejta për të zgjedhur, një raport që thotë që kemi një parti politike të regjistruar në mënyrë të jashtëligjshme, ku në 31 prej bashkive kishim kandidatë të vetëm dhe në 30 bashki të tjera kishim kandidatin e Partisë Socialiste dhe kandidatin e partisë patericë, që është jolegjitime e regjistruar në KQZ.

Po kështu kemi një raport të ODIHR ku flitet qartë për një KQZ e cila ka shkelur në mënyrë të hapur të gjithë procesin zgjedhor, por që në fakt ajo që dua të them është që dosja 184 dhe 339 do të ketë shoqe dhe bashkudhëtare edhe dosjen ‘30 qershori’. Pse e themi këtë? Sepse edhe në zgjedhjet e PS që ajo i organizoi, nuk rrinte dot pa futur dorën te kutia, pa futur dorën te procesverbali, te listat e zgjedhjeve dhe në të gjithë procesin zgjedhor, të cilin nuk e ka respektuar. Sepse është ajo që thotë Petrit Vasili: Vesi del me shpirtin. Edhe atij ka për t’i dalë vesi për të mos vjedhur më me shpirtin. A do t iu mbyllej goja këtyre ambasadorëve që pas datës 30 Qershor keni dëgjuar ndonjë ambasador të flas për zgjedhjet? Por flasin sot për dialog, flasin sot për negociata, po pse nuk flasin sot për zgjedhje këta ambasadorët? Pse nuk flasin për votimet e Edi Ramës? Pse nuk flasin për atë që ndodhi me 30 Qershor?Besoj që të gjithë e dëgjuat ambasadorin e BE në orën 12:00 kur tha që pjesëmarrja është 5%-6%.Po pse ne nuk e dimë që pas orës 12:00 pjesëmarrja në votime kur janë të gjitha partitë politike rritet apo nuk rritet deri në 2%.Po si na u rritka ne 20% për 5 orë kur ndërkohë KQZ thonte 12.2%, 12.5% pastaj 15.3%.

 

 

Drejtuesja e LSI shtoi se tani dosjet 339 dhe 184 nuk janë më të vetme, pasi në skenë ka dal një tjetër dosje e madhe.

 

Por po ju them një gjë që 339 dhe 184 janë lule përpallë falcifikimeve dhe përballë dokumentacionit  që ka sot, jo vetëm opozita, por dhe shumë elementë të tjerë vëzhgues të tjerë ndërkombëtarë që kanë qenë në procesin zgjedhor janë aq flagrante saqë në anën tjerët janë dhe aq qesharake. Janë qesharake sepse si një njeri mund të vjedhë veten e tij dhe partinë e tij, se si një njeri mund të bëjë një proces ku e dinte shumë mirë që çdo gjë ishte e vëzhguar, prandaj hoqi dhe komisionerët e LSI-së dhe të PD-së, prandaj përzuri dhe në momentet e mbylljes së bazës materiale, ju e dini shumë mirë ku mbylleshin qendrat e votimit. Shqipëria. Liderët, politikanët duhet të kenë frikë nga sistemi, nuk duhet të kenë frikë nga njeriu i cili ka pushtet sot, se nesër e merr dikush tjerët pushtetin, pushteti i qytetarëve qëndron tek sistemi i fortë, prandaj Edi Ramës i intereson kapja e Reformës në Drejtësi, prandaj Edi Ramës i intereson kapja e ekonomisë shqiptare, prandaj Edi Ramës i intereson kapja e diplomacisë sepse ambasadat janë kthyer në shpërndarëse të propagandës moniste si një herë e një kohë, ekonomia shqiptare është kthyer në një lavatriçe të drogës edhe të krimit dhe tashmë do edhe sistemin e drejtësisë të cilët do ta përdori si kamxhik kundër shqiptarëve. Reforma në drejtësi pa LSI-në nuk do të ishte votuar, ndoshta kemi bërë edhe gabim që  e kemi lejuar diçka të tillë, pa votat e LSI-së, pa ndikimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Reforma në drejtësi nuk do të ishte votuar me 140 vota. Gabimi i LSI-së duke qenë besnik në marrëveshjet tona, edhe me ndërkombëtarët që besuam sy mbyllurazi 7 ligjet të cilat i dhanë shansin e kapjes së Reformës në Drejtësi nga Edi Rama dhe aq më shumë duke vazhduar më pas në përdorimin e këtij instrumenti për të shantazhuar prokurorë dhe gjyqtarë, por mbi të gjitha për të kthyer sistemin e drejtësisë jo për të dënuar kriminelët e rrezikshëm që kërkohen nga drejtësia Europiane apo edhe Amerikane, po për ta kthyer këtë sistem të drejtësisë në një element i cili ndëshkon popullin e tij dhe i shërben kriminelë të cilët janë sot në paraburgime apo në momente të tjera në të cilat i duhet ekskludimi i Gjykatës së Lartë edhe Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që ata të kthehen prapë në parajsat e tyre financiare dhe kriminale që kanë ndërtuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë.

 

Në fund edhe një apel për protestën e së hënës.

 

 

Ju bëj thirrje që të hënën duhet ta marrim shumë seriozisht protestën dhe pjesëmarrjen në të. Njerëzit janë të gëzuar që i dhanë një shuplakë surratit të Edi Ramës, por nga ana tjetër njerëzve duhet ti japim besimin dhe shpresën që beteja jonë do të vazhdojë, do të jetë qëndrestare, do të jetë betejë e fortë dhe ne nuk do të ndalemi në asnjë moment. Sot jemi më shumë seç kemi qenë asnjëherë tjetër, sepse janë me mijëra emigrantë që na shkruajnë dhe po kërkojnë të bëjmë tubime në vendet e tyre kundër institucioneve shtetërore, të cilat kanë mbyllur sytë dhe veshët për krimin e organizuar në Shqipëri. Por beteja jonë nuk është në vendet evropiane. Beteja jonë është në Shqipëri, në Tiranë, duke folur dhe duke trokitur çdo ditë derë më derë me qytetarët. Për ti zgjuar dhe për ti ndërgjegjësuar. Për të ndërgjegjësuar dhe socialistët, sepse dhe ata do të marrin në dorë fatin e tyre. Nëse do të lemë fatet e tyre në dorë nga fjalorët akademike, fjalimet akademike dhe nga gjuha akademike që përdornin liderët socialistë, të kthehet në një fjalor vulgar dhe rrugësh, atëherë ky është fundi i PS-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *