Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Intregrnim,  Monika Kryemadhi këtë të hënë në një prononcim para gazetarëve është shprehur se situata kritike ku ndodhet Shqiperia ishte ne qender te diskutimeve të saj me zyrtarë të lartë amerikane dhe me komunitetin shqiptar që jetojnë në SHBA.

 

Kryemadhi është shprehur se ecja me rigorozitet në zbatimin e Reformës në Drejtësi, në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit, duke mos lejuar në asnjë moment kapjen e saj nga politika, është qëndrim i palëkundur që unë gjeta te të gjithë bashkëbiseduesit e mi amerikan.

 

“Ajo që është e rëndësishme dhe dua ta theksoj, situata politike, e gjithë Shqipëria, është ka vëmendjen e Ëashingtonit dhe kjo na bën ne të jemi optimist dhe të kemi besim se padyshim situata në të cilën ndodhet Shqipëria dhe zgjidhja që do ofrohet nga partnerët do jetë në funksion të interesave të Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Ecja me rigorozitet në zbatimin e Reformës në Drejtësi, në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit, duke mos lejuar në asnjë moment kapjen e saj nga politika, është qëndrim i palëkundur që unë gjeta te të gjithë bashkëbiseduesit e mi amerikan.  Tashmë politika Amerikane ka një vëmendje të re, të shtuar e më të intensifikuar amerikane për Shqipërinë dhe rajonit në përgjithësi. SHBA presin që Shqipëria të rimarrë rolin e saj si faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon, rol të cilin Shqipëria e ka luajtur më së miri në të shkuarën. Një tjetër lajm i mirë që dëshmon vëmendjen e madhe amerikane është dhe dëgjesa që do të bëhet shumë shpejt në Kongresin Amerikan për rajonin dhe Ballkanin. Unë jam shumë e kënaqur që ndava me të gjithë bashkëbiseduesit e mi, që Shqipëria ka vetëm një të ardhme, Integrimin Europian.”

 

Ndër të tjera kryetarja e LSI-së pas kthimit të saj nga Amerika është shprehur se Shqipëria si vend i NATO-s mund ta përmbush procesin jetik të anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke plotësuar të parin kusht mbi të gjitha kushtet e tjera, që është respektimi i demokracisë.

 

“Shqipëria si vend i NATO-s, mund ta përmbush procesin jetik të anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke plotësuar të parin kusht mbi të gjitha kushtet e tjera, që është respektimi i demokracisë. Çdo lëkundje dhe tronditje, e vlerave themelore të demokracisë, ashtu sikurse po ndodh aktualisht në Shqipëri, është një largim nga ky objektiv madhor dhe ata që marrin përsipër të godasin themelet e demokracisë nuk e kanë integrimin Europian, objektivin e tyre, por u shërbejnë objektivave të kundërt me të. Plotësimi i Gjykatës Kushtetutese edhe me anëtarin e gjashtë, që siguron funksionalitetin e plotë të saj është një proces që duhet mbyllur sa më parë dhe ne e mbështesim plotësisht atë. Një hap i rëndësishëm është hedhur me plotësimin e vakancave të realizuara deri tani, por nuk duhet humbur kohë për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi çështje të mëdha jetike për demokracinë presin gjykimin e saj.Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, është një garanci madhore në një sistem demokratik të brishtë si Shqipëria dhe është një motiv politik më shumë për opozitën e bashkuar dhe për kauzat që ajo ka ngritur por që nuk kanë marrë përgjigje. Në takimet e shumta në Senatin dhe në Kongresin e SHBA, si dhe në Departamentin e Shtetit, krahas interesimit të tyre të jashtëzakonshëm unë pata mundësinë jo vetëm të ndaja shqetësimin për Krizën në Shqipëri por edhe të gjeja një vullnet dhe interesim të veçantë të niveleve më të larta të politikës amerikane për të ndihmuar në zgjidhjen e saj, dhe ky besoj është lajmi më i mirë që unë po u sjell shqiptarëve nga SHBA.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *