Subscribe

Monika Kryemadhi, pas votimit në zyrat qendrore të LSI për strukturat e reja të partisë, doli para mediave përf tiu përgjigjur interesit të gazetarëve.

Ajo tha se garon për tu rikonfirmuar mbas një periudhe të drejtimit të LSI në këto vitet e opozitës, dhe mezi pret që me strukturat e reja  të LSI, ta drejtoje këtë forcë në misionin e saj jashtëzakonisht kombëtar për tu dhënë shqiptarëve mundësi, punësim të mirëpaguar, arsim cilësor, ulje të kostos së jetesës dhe rritje të standardit të cilësisë së jetesës, atë për të cilën shqiptarët kanë nevojë për tu ndier në Shqipëri si në shtëpinë e tyre.

Kryemadhi tha se se fitorja e LSI në 25 prill do të jetë e jashtëzakonshme, por nuk do të jetë fitore e LSI, do jetë fitore e të rinjve dhe të rejave, do të jetë fitore e gjithë shqiptarëve, që duan ta kenë Shqipërinë shtëpinë e tyre.

 

Më poshtë intervista e plotgë e drejtueses së LSI me gazetarët:

 

1–Sot për herë të parë ju pamë edhe me maskë…

 

Në fakt mesa duket partia ma mbledh, nuk ma mbledh dot njeri tjetër dhe unë prapë vazhdoj të mendoj se maska është një element që mbahet në ambiente të mbyllura, që njerëzit duhet ta mbajnë se besojnë dhe nuk duhet ta mbajnë se i kërcënojnë. Por mendoj që sot më shumë e rëndësishme është që tu ofrojmë shqiptarëve optimizëm dhe forcë. Shqiptarët nuk i mund dot as koronavirusi, as diktatura e as varfëria, shqiptarët janë një popull që brenda vetës së tyre nuk kanë vetëm revoltën dhe forcën, por shqiptarët brenda vetes së tyre kanë dashurinë, solidaritetin dhe mbi të gjitha lidhjen dhe forcën më shumë për të pasur një familje të fortë dhe një element të cilin e kemi të domosdoshëm sot, vendin tonë.

2–Znj. Kryemadhi, platformën online, të cilën po e përdorni për këto zgjedhje, a po e shihni si mundësi edhe për fushatën elektorale duke qenë se pandemia po vijon dhe a do të keni besim që edhe nëse kjo platformë online do të aplikohej, a do të ishte e besueshme? Në zgjedhjet parlamentare flas…

 

Ne jemi forca e parë politike faktikisht që kemi krijuar votimin elektronik, jemi të parët që kemi sjellë ‘një anëtar një votë’ që në vitin 2004. Jemi të parët që kemi krijuar kuotat gjinore ‘50 me 50’, pra 50 për qind të jenë gra dhe 50 për qind të jenë burra. Jemi të parët që kemi përfshirë në Statut 30 për qind të Lëvizjes Rinore për Integrim në strukturat drejtuese të LSI-së. Kështu që dhe ky votim online është një proces i domosdoshëm, është risi jo vetëm në jetën politike shqiptare, por edhe për funksionimin. Në kuadrin pandemisë ne e kishim të domosdoshme, por edhe në kuadrin e shumë të rinjve dhe të rejave për shkak të pandemisë, për shkak të pamundësisë që kanë ikur jashtë Shqipërisë, e kanë këtë mënyrë votimi online një mundësi për të qenë vendimmarrës. Edhe pse pjesa më e madhe e tyre më 25 prill do të kthehen për të votuar, sepse kjo gjë na dha shansin dhe mundësinë për tu strukturuar edhe njëherë nga fillimi, për të rikthyer edhe njëherë disa elementë, të cilat për shkak të pozicionimit, për shkak të pandemisë, për shkak të disa fatkeqësive natyrore që ndodhën në Shqipëri, njerëzit kishin humbur një lloj kontakti, një lloj lidhjeje.Ky proces nuk tregoi gjë tjetër, por tregoi që njerëzit janë të etur për të pasur një përfshirje, njerëzit janë të etur për të qenë vendimmarrës për veten e tyre dhe jo për të lënë fatet e tyre në dorë të një kupole të vogël njerëzish.

 

3—Do të keni fushatë online apo takime fizike?

 

Do t’i kemi të gjitha, edhe onlinen. Ne jemi gjithmonë zgjidhja e problemit , gjithmonë kemi një zgjidhje. Duke qenë zgjidhja e problemit ne e kemi edhe kontaktin me njëri tjetrin, ne e kemi edhe kontaktin online me njëri tjetrin. Ne jemi shquar si strukturë që kemi hapur edhe pajisjen me kartat e reja të anëtarësisë nëpërmjet sistemit dhe fotografive dhe të dhënave të tyre. Kështu që të gjitha janë të mundshme në LSI dhe gjithmonë kemi qenë ne mundësia që ua kemi dhënë hapësirat të gjithëve për të qenë pjesë e procesit, jo vetëm në votim, por edhe pjesë e procesit të vendimmarrjes.

4–Ju shpeshherë e keni akuzuar kundërshtarin politik që nuk ka zhvilluar garë të brendshme. Pse zgjodhi LSI vetëm një kandidat në garë?

 

E para njëherë, ka 4 muaj që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka shpallur datën e zgjedhjeve, që ka qenë 21 nëntori. Më 5 dhjetor është Konventa Kombëtare. Ajo që dua të theksoj është që në diskutimet që ka bërë edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve por edhe të tjerët, nuk kemi pse zhvillojmë një garë fiktive, nuk ka pasur asnjë kandidat tjetër. Nuk besoj që pozicioni i Monikës me pozicionin e Edi Ramës nuk janë njëlloj. Monika nuk ka frikë nga gara, nuk ka frikë nga zgjedhjet. Monika garon aty ku është më e vështira dhe të jeni të bindur që sot në këto kushte që është LSI-ja, Monika nuk ka qëllim në vetvete për të qenë Kryetare e LSI-së, por ka si qëllim në vetvete një mision: Ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve! Të kthejmë djemtë dhe vajzat tona që kanë ikur në emigracion sepse nuk kanë mundësi të jetojnë dhe të punojnë në Shqipëri. Të vijnë të jetojnë, të punojnë dhe të jenë në shtëpitë e tyre vetë zot, në mënyrë të tillë që Shqipëria të jetë një vend i Bashkimit Europian jo vetëm në hartë gjeografike, por të jetë me standardet e jetesës, me punësimin, me arsim cilësor , me shërbim shëndetësor dhe shumë gjëra të tjera që shqiptarët meritojnë.

 

5–Zonja Kryemadhi më 25 prill, meqë nuk kishit frikë nga gara, do kandidoni në një zonë të vështirë?

 

Të jeni të bindur që në qarqet më të vështira do kandidojë Monika Kryemadhi. Ju e dini që nuk i shmangem sfidave.

 

6–Zonja Kryemadhi në Konventën e 5 dhjetorit do të bëni publik edhe drejtuesit politik si dhe koalicionin e LSI-së?

 

Në Konventën e 5 dhjetorit, delegatët që do të dalin sot, do të jenë ata që do të zgjedhin edhe strukturat drejtuese të LSI-së, pra ajo që ka ndodhur në të gjithë konventat e LSI-së, që janë bërë edhe në 2012, edhe në 2016, që janë konventa zgjedhore, të cilat zgjedhin struktura drejtuese. Jam e bindur që në këtë kuadër, me stafin e jashtëzakonshëm të cilët kanë realizuar votimin online, do të bëjnë të mundur edhe realizimin e Konventës Kombëtare të LSI-së më 5 dhjetor që besoj dhe ajo do të ketë risi të mëdha jo vetëm për ju mediat, por për të gjithë qytetarët shqiptarë.

 

7–A është Fieri qarku ku ju do të kandidoni zonja Kryemadhi?

 

Një nga, sepse e kam thënë kodi i ri zgjedhor i ka dhënë hapësira pafund LSI-së, jo vetëm për të zgjeruar mundësitë e saj, por për të përfshirë sa më shumë të rinj dhe të reja në procesin e zgjedhjes për deputetë në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *