E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryemadhi: LSI, e angazhuar për një ekonomi që iu shërben familjeve shqiptare

Ilustrim · Vizion Plus

Lëvizja Socialiste për Integrim prezantoi dje programin ekonomik për zhvillimin e qytetit të Durrësit.

Kryetarja e kësaj force, Monika Kryemadhi shkruan se projektet strategjike do ta kthejne qytetin bregdetar në një qytet lider në rajon për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, shkruan Vizion Plus.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo thekson se LSI është e angazhuar për një Shqipëri që punon, dhe një ekonomi që iu shërben qytetarëve.

“Zonat e Lira Ekonomike Durrësi 1 dhe 2, si projekte strategjike zhvillimi ekonomik, do e kthejnë Durrësin në një qytet lider në rajon për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, duke ja lënë historisë problemet me papunësinë dhe varfërinë që sot përballen qytetarët e Durrësit dhe i gjithë vendi. LSI dhe unë jemi të angazhuar për një Shqipëri që punon, për një ekonomi që i shërben familjeve dhe ndalimit të shpopullimit të brezit të ri. Na ndajnë pak ditë nga data e ndryshimit dhe ne do ta bëjmë Shqipërinë, shtëpinë tuaj”, shprehet Kryemadhi.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh