Gjatë një takimi me strukturat e partisë në Vlorë, Monika Kryemadhi nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë dhe pushtetit lokal për mënyrën sesi janë sjellur me këtë qytet sipas saj.

 

 

Tjetra që dua të them dhe për hir të së vërtetës është një situatë shumë e rëndë, është që ne sot Vlorën duhet ta kishim një nga qytetet me fuqinë më të madhe punëtore. Me një port i cili duhej zgjeruar më shumë dhe duhet të krijonte mundësi më të mëdha. Me një universitet i cili nuk duhet të lëngojë nga mungesa e fondeve dhe nga mungesa e shumë hapësirave të tjera, të cilat duhet t’i ketë një universitet dinjitoz. Vlora duhet të ishte një qytet që do të zhvillonte jo vetëm një universitet për ekonominë, por duhet të zhvillonte dhe një universitet për navigimin. Sepse ne e dimë shumë mire që turizmi është një nga fushat kryesore për të cilën Vlora duhet të zhvillohet dhe të krijojë shanse dhe mundësi. Por jo vetëm Vlorës, edhe Himarës, edhe Sarandës e kështu me radhë.

 

 

Kryetarja e LSI, shtoi para anëtarëve të kësaj partie se shqiptarët janë të dëshpëruar për shkak të varfërisë, mungesës së sigurisë dhe korrupsionit.

 

 

Në situatën në të cilën ne gjendemi shqiptarët janë të dëshpëruar. Janë të dëshpëruar për shkak të varfërisë, janë të dëshpëruar për shkak të rritjes së taksave. Janë të dëshpëruar për shkak të gjithë atij represioni të institucioneve të shtetit ndaj njerëzve të cilët janë më të dobët. Sepse ne e dimë shumë mirë që sot në Vlorë sundojnë bandat dhe qeverisin kriminelët, por në burg përfundon fukarai dhe i pazoti. Ne e dimë shumë mirë se çfarë ndodh sot në Vlorë, por edhe në gjithë Shqipërinë, që të rinjtë shqiptarë, djem dhe vajza, duke mos pasur më mundësi dhe zgjidhje për të jetuar dhe për të punuar këtu, zgjedhin rrugën e largimit. Por largimi  nuk është zgjidhje. Ndryshimi është zgjidhje. Në qoftë se ne jemi të pakënaqur me këtë kryeministër, të cilit për hir të së vërtetës qeveria i ka rënë, sepse dje tregoi hapur që qeveria e Surrelit ra, sot nuk ka ngelur më gjë tjetër vetëm për t’i dhënë edhe shtysën e fundit kryeministrit të sektit kriminal, i cili të bjerë në humnerën  e krimit të cilën e krijoi vetë. E krijoi vetë atë humnerë sepse u tregua tamaqar, tregoi që është i pangopur dhe tregoi që shpirti i tij është shumë i varfër dhe sado që të mundohet dhe sado pushtet që të ketë.

 

 

Kryemadhi e quajti Ramën një kadavër politike dhe i ftoi të gjithë anëtarët e LSI në proteste duke iu bashkuarf studenteve me 7 janar.

 

 

Edi Rama sot është një kadavër politike, e cila duhet kallur se sa më shumë ta lëmë pa kallur, aq më erë të keqe do ti vijë Shqipërisë. Prandaj është momenti të ngrihemi, studentët do të rifillojnë protestat e tyre më datën 7 janar, ku jam e bindur që dhe studentët e Vlorës dhe përfitoj nga rasti të falënderoj të gjithë ata studentë që janë sot këtu, ata student vlonjatë, që kanë qenë pjesë e protestës pa ndonjë ide ose nxitje nga LSI, por thjesht me sensibilitetin dhe ndjeshmërinë që ka çdo student, për shkak të taksave dhe tarifave të larta, por për të pasur një ndryshim dhe një sjellje ndryshe të qeverisë shqiptare ndaj jetës studentore në Vlorë. Kjo protestë do të vazhdojë dhe do të jetë gjatë gjithë kohës në qëllimin e saj kryesor, jo vetëm për të plotësuar kushtet ekonomike të studentëve por do të jetë dhe një protestë për të ndryshuar dhe atë  arrogancë të cilën Edi Rama e ka kthyer ndaj sistemit arsimor. Atë arrogancë harbute, ku ka humbur çdo lloj sensibiliteti, ku ka humbur çdo lloj ndjeshmërie, e cila pak nga pak po kthehet në një diktaturë. Por që unë jam e bindur shqiptarët, sot në 2018 duke e lënë atë dhe duke hyrë në 2019, nuk kanë për ta pranuar. Ne të gjithë e shikojmë që qeveria e Surrelit ka rënë, por përveç se ka rënë qeveria e Surrelit, njerëzit që ndihen më të frustruar, më të nervozuar dhe më të inatosur, janë socialistët e ndershëm. Sepse janë ata të cilët ndihen të përdorur dhe të shfrytëzuar. Janë socialistët e ndershëm të cilët e kanë të domosdoshme riorganizimin e PS. Por ata nuk mund të presin riorganizim nga një sekt kriminal. Por ata janë të gatshëm sot për të vepruar. Dhe veprimi i tyre është për të rrëzuar këtë qeverisje, e cila nuk është  gjë tjetër veçse një strukturë kriminale që mundohet të mbulojë me parfum erën e keqe.

 

 

Kryemadhi u shpreh e bindur se pas ngjarjeve në Asamblene e PS ku u larguan shumë ministra dhe u emeruan emra jo shumë të njohur dhe pa kontribute në parti, do të kenë një dyndje te socialisteve drejt LSI-së.

 

 

 

Të jeni të bindur që pas ngjarjeve të djeshme, mbas asamblesë së djeshme  do të ketë një dyndje të socialistëve drejt LSI. Sepse vetë LSI është e themeluar nga ata socialistë të cilët nuk pranuan arrogancën e qeverisjes socialiste në 2004 dhe themeluan një parti të majtë që kishte në thelb të saj solidaritetin dhe social demokracinë, që kishte në thelb të saj, dhënien e dorës ndaj mikut, suportimin dhe mbrojtjen ndaj të varfërve dhe rritjen  e ekonomisë shqiptare sidomos për shtresën e mesme sepse e dimë të gjithë që Shqipëria nuk ka  të pasur në gjirin  e saj. Shqipëria ka vetëm një grusht oligarkësh që përdorin paratë e buxhetit të shtetit, për të pasuruar dhe për të fuqizuar xhepat e Edi Ramës. Por pjesa më e madhe e shqiptarëve janë të varfër. Janë të varfër sepse e kanë pamundur sot, jo vetëm të paguajnë dritat, ujin taksat që janë ngritur në stratosferë dhe aq më shumë të fillosh dhe të flasësh qoftë për pushime apo qoftë edhe për krijimin e mundësive të reja për fëmijët tanë. Për të mos u zgjatur shumë, unë dua tu uroj një vit të mbarë për 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *