Policia e Krujës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 1 gusht 2025, në aksin rrugor “Fushë Krujë – Vorë”, ku një i mitur u rrëmbye dhe u dhunua për motive të dobëta.
Në pranga kanë rënë dy shtetas nga Kruja, E. K., 33 vjeç dhe D. K., 22 vjeç, ndërsa dy të tjerë, E. K. dhe A. Z., janë shpallur në kërkim.
Sipas hetimeve, fillimisht, të arrestuarit i hoqën padrejtësisht lirinë të miturit pas një konflikti. Më pas, bashkë me dy personat e tjerë, e kanë goditur atë dhe dy shokët e tij, një 22-vjeçar dhe një 36-vjeçar, me qëllim që të tërhiqnin kallëzimin në polici.
Policia po punon për kapjen e të shpallurve në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/vizionplus.tv





