Pas një telefonate të marrë nga policia për praninë e një objekti të dyshimtë në rrugën “Petraq Shomo” në Korçë, uniformat blu kanë rrethuar menjëherë zonën ku ndodhet mjeti i dyshuar dhe kanë vendosur perimetër sigurie, ndërsa priten forcat e specializuara për të kryer kontrollin e objektit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet për një pako të dyshimtë brenda një automjeti tip “Audi Caravan”.
Lexo edhe :
Related Posts
Ndërkohë, policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe banesave pranë zonës, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave që mund të kenë lidhje me ngjarjen.
Forcat e policisë vijojnë kontrollet në terren, ndërsa pritet një njoftim zyrtar lidhur me rastin.







