Qeveria e Libisë e mbështetur nga OKB deklaroi se 21 persona janë vrarë dhe 27 të tjerë kanë mbetur të plagosur si rezultat i luftimeve pranë kryeqytetit Tripoli.

 

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të luftimeve dhe nisje të bisedimeve mes palëve.

 

Sipas BBC, forcat e drejtuara nga gjeneral Khalifa Haftar kanë përparuar nga lindja me qëllim marrjen e kryeqytetit të Tripolit.

 

Kryeministri Fayez al-Serraj ka akuzuar gjeneralin për grusht shteti ndërsa është shprehur se nuk do ta lejojë përparimin e ushtrisë së tij.

 

Forcat e gjeneralit Haftar thanë se gjatë luftimeve kishin humbur 14 luftëtarë.

 

Më herët OKB-ja apeloi për një armëpushim dy-orësh, kështu që viktimat dhe civilët mund të evakuoheshin, por luftimet vazhduan.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *