E shtunë, 24 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/4 përditësuar 6 minuta më parë
Bota

Krimi që tronditi Francën! I riu nervozohet nga loja online, del në rrugë dhe vret 11-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Francën.

Një 23-vjeçar ka sulmuar dhe më pas ka vrarë një 11-vjeçare. Por njësoj sa vetë krimi edhe detajet e ngjarjes janë mjaft tronditëse.

Reklamë

Siç raportojnë mediat franceze, 23 vjeçari Owen L. u përlesh me një kundërshtar në lojën online Fortnite mbrëmjen fatale të 7 shkurtit.

Ai ka deklaruar se pas përleshjes është larguar nga shtëpia e tij për t’u “qetësuar”, ku në shkresa thuhet se “ka dalë nga shtëpia duke kërkuar dikë që të vjedhë për t’u qetësuar”.

Reklamë

Gjatë rrugës, në një pyll në qytetin e Savigny-sur-Orge, ai takoi aksidentalisht 11-vjeçaren Louise, e cila po kthehej në shtëpi. Më pas ai i kërkoi ndihmë me pretekstin se i kishte humbur një objekt.

Më pas , 23-vjeçari ka nxjerrë një thikë dhe ka kërkuar që e mitura t’i jepte të gjitha paratë që kishte me vete. Kur ajo reagoi dhe filloi të bërtiste, vrasësi e hodhi në tokë dhe “e goditi disa herë me thikë”.

Owen Legrand, 23 vjeç, është lënë në paraburgim për vrasjen e 11-vjeçares.

Pas krimit, 23-vjeçari është kthyer në shtëpi me gërvishtje dhe lëndime të lehta nga reagimi i Louise. Aty dyshohet se ai ia ka rrëfyer krimin partneres së tij, e cila sipas informacioneve i ka kërkuar që të tregojë gjithçka tek autoritetet.

Autoritetet arritën te 23-vjeçari pasditen e së hënës përmes ADN-së së tij , e cila u zbulua se ishte identike me materialin e gjetur në trupin e Louise fatkeqe, ndërsa provat rënduese përfshinin dëmtimet që kishte marrë nga vajza kur luftoi për jetën.

Të afërm dhe miq të 23-vjeçarit e cilësojnë atë si “nervoz” dhe të dhunshëm, duke raportuar se në të kaluarën kishte sulmuar edhe motrën e tij të vogël.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë