E premte, 23 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Krimi përgjaku muajin maj

Muaji maj solli një bilanc të rënduar sa i takon vrasjeve dhe atentateve mafioze. Ekzekutimet nuk munguan nga veriu në jug, ku grupet kriminale eliminuan  kundërshtarët mes tyre.

 

Reklamë

Deri në tani janë shënuar 6 të vrarë, ndërkohë vrasjet mafioze janë 4. Ngjarjet më të rënda kriminale ndodhen në qytetet ku bandat kanë kontroll të fortë si në Elbasan, Shkodër dhe Vlorë.

 

Reklamë

Më 10 maj, Bledar Birçaj u ekzekutua në qytetin bregdetar, teksa po lëvizte me mjetin e tij. Ai mbeti i vdekur në vend si pasojë e plumbave të marra.

 

Në automjet ishin dhe dy persona të tjerë që fatmirësisht i shpëtuan plumbave. Pista kryesore e hetimeve është përplasja trafikun e drogës në Spanjë.

 

Një ditë më pas, krimi i radhës u shënua në Elbasan, ku u eliminua Everest Çaka. Ai ishte në automjet me bashkëshorten e tij, kur u qellua disa here me pistoletë me silenciator. Çaka sapo ishte kthyer nga Gjermania dhe vrasja besohet se lidhet me çështjet e narkotikëve.

 

Shkodra ishte qyteti për viktimën e radhës. 32-vjeçari Endri Mustafa u gjet i vrarë në zonën e Livadheve. Ai ishte vratë me gjashtë plumba. Policia shpalli në kërkim si autor Ibrahim Licin, ndërsa në pranga ra edhe një 15-vjeçar.

 

11 ditë pas vrasjes së Bledar Birçajt, krimi goditi sërish në Vlorë. 38-vjeçari Delon Troqe u qëllua me breshëri kallashnikovi në sy të familjarëve. Ashtu si Birçaj edhe Troqe ishte kthyer para pak kohësh nga Spanja.

 

Bilanci i muajin maj u rëndua edhe me vrasjen e Mehmet Qemës, i cili u qëllua aksidentalisht nga shoku i tij Marjus Dema, si dhe Liljana Buzo e cili u qëllua për vdekje me armë zjarri nga burri i saj në derën e gjykatës së Elbasanit.

 

Më shumë video

Reklamë