Subscribe

Kryeprokurorja e përkohëshme, Arta Marku ka lëshuar një udhëzim për të gjithë prokurorët ku kërkon që të marrin masa imediate për organizimin dhe funksionimin e shërbimit të gatishmërisë për periudhën para dhe pas zgjedhore.

 

Në udhëzimin e shpërndarë, Arta Marku kërkon nga të gjitha prokuroritë që të dyfishojnë numrin e të gjithë prokurorëve dhe policisë gjyqësore për periudhën e zgjedhjeve.

 

Marku thekson se të gjithë prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore të caktuar në gatishëmri duhet të garantojnë disponueshmërinë e tyre për të zgjidhur në kohë të gjitha çështjet e ngutëshme si dhe të evidentojnë po ashtu të gjitha veprat penale që mund të ndodhin gjatë procesit zgjedhor.

 

Në udhëzim thuhet gjithashtu se nëse prokurorët nuk zbatojnë detyrat atëherë ndaj tyre do të fillojë procedim penal.

 

Udhezimi i kryeprokurores Arta Marku:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *