E diel, 25 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:30 Në vijim ora 02:30: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kreu i PD: Krimi bashkëpunon me qeverinë

Kryetari demokrat Lulzim Basha u ka shprehur drejtueseve të Komisionit për Inteligjencën në Kongresin Amerikan, Devin Nunes dhe anëtarit të këtij komisioni Rick Crawford, shqetësimin për rolin e organizatave kriminale.

 

Basha tha se eksponentë te krimit bashkëpunojnë me qeverinë për blerjen dhe manipulimin e votës së 25 qershorit. Sipas njoftimit të PD-së, Basha dhe kongresmenët amerikanë ndanë shqetësimin për shumë probleme të evidentuara në zgjedhje. Ata u shprehen në mbështetje të një reforme të thellë zgjedhore dhe zbatimit të reformës në drejtësi. Po ashtu kongresmenet  theksuan edhe domosdoshmërinë për ashpërsimin e luftës ndaj kultivimit e trafikimit të drogës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë