Kreu i prokurorisë së Apelit në Vlorë iu nënshtrua procesit të vetingut. Komisionerët thanë se Altin Binaj ka kryer deklarim të saktë pasurie, duke mos e fshehur atë.

 

Binaj disponon dy apartamente, një ne Vlorë dhe një ne Orikum.

 

Drejtoria e sigurimit të nformacionit të klasifikuarv e konsideroi Binajn si të përshtatshëm për të vijuar detyrën, pasi nuk iu konstatuan lidhje me persona të inkriminuar.

 

Por per prokurorin ka pasur dy denoncime, për të cilat komisioni tha se nuk është faktuar nese lidheshin me afera korruptive.

 

Binaj kërkoi konfirmimin në detyrë, ndërkohe qe  vendimi për të do të jepet më 23 janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *