Këngëtarja Dua Lipa ishte pjesë e iHeartRadio Music festival Daytime Stage, që u mbajt në Las Vegas në Nevada. Dua Lipa gjithmonë është shprehur krenare për prejardhjen e saj, këtë gjë ajo e dëshmoi edhe në paraqitjen e fundit në tapetin e kuq të iHeartRadio, ku nuk ka hezituar që sërish të bëjë me duar simbolin kombëtar shqiponjën.

 

Ajo dukej bukur dhe shumë elegante veshur me një palë pantallona të gjëra dhe një bluzë të zezë. Në prapaskenat e festivalit, ajo është fotografuar krahas yjeve të mëdhenj të muzikës si Jessica Alban, Sofia Vergaran, Jennifer Lopezin e Becky G.

 

Përndryshe, “Electricity” mban titullin kënga e saj e fundit, të cilën këngëtarja e solli në bashkëpunim me Silk City, Diplo dhe Mark Ronson.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *