Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur heqjen e të gjithë posterave të fushatës elektorale të afishuara në rrugë të ndryshme. Ky vendim vjen me argumentin se subjektet politike dhe kandidatët nuk i janë përmbajtur Kodit Zgjedhor.

 

Sipas Kodit Zgjedhor, partitë duhet të shënojnë krahas posterit se ky material propagandistik është në përgjegjësinë ligjore të subjektit që e ka afishuar.

 

Celibashi bëri me dije se afati për heqjen e tyre është deri të premten në orën 24.

 

Heqja e tyre është përgjegjësi e Policisë Bashkiake dhe asaj të Shtetit.

 

 

Më herët, komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, i la 48 orë kohë të gjitha subjekteve garuese për vendoret e 14 majit që të vendosin mbishkrimin në Billboard dhe CityLight.

 

Denoncimi i parë u bë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe organizata vendore që monitorojnë fushatën. Ata pretenduan se në postera nxitet gjuha e urrejtjes ndaj figurave politike dhe kandidatëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *