Certifikohet rezultati i zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit. Gjashtë kryebashkiakët e rinj marrin mandatin, të cilin do ta ushtrojnë për një periudhë të shkurtër, një vjeçare.

 

Nga vota e 6 marsit, partia socialiste u rikonfirmua në pesë bashki. I vetmi ndryshim ishte Shkodra, që u fitua nga kandidati Bardh Spahia i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

 

Ndryshe nga Lushnja, Durrësi dhe Rrogozhina, që kryebashkiakë u rizgjodhën të komanduarit, Vora dhe Dibra do të drejtohen nga dy kryetarë që nuk vijnë nga strukturat socialiste.

 

Vendoret e pjesshme të së dielës ishin një goditje e fortë për Partinë Demokratike zyrtare. Jo vetëm që nuk fitoi asnjë, por në pesë bashki u rendit si forcë e tretë politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *