Partia më e madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, vijon bojkotimin e seancave parlamentare. Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski iu ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të fokusohen të interesat e qytetarëve dhe jo të ato partiake.

 

DIMITAR KOVAÇEVSKI
KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT
“Edhe njëherë ju bëj thirrje që të gjithë deputetët në kuvend të jenë në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të partive politike. Kuvendi është vendi ku të gjitha partitë politike kanë përfaqësues. Kuvend është vendi ku në mënyrën më demokratike mund të bisedohet për të gjitha çështjet dhe jo të bllokohet puna e kuvendit, sepse kjo nuk sjell asgjë të mirë.”

 

Sipas kreut të qeverisë kriza në vend është krijuar nga njerëz ta papërgjegjshëm në një kohë të vështirë për vendin.

 

DIMITAR KOVAÇEVSKI
KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT
“Qasja e VMRO-DPMNE-së, deri më tani është e dukshme që nuk është opozita, sepse ne shohim parti të tjera politike që kanë një qasje më të përgjegjshme se opozita. Unë mendoj se ai është absolutisht i gabuar në një krizë të tillë. Na pret një dimër jashtëzakonisht i ashpër dhe Qeveria po punon për të siguruar gjithçka që është e nevojshme.”

 

Nga ana tjetër, Kristian Mickoski ka paralajmëruar se do ndërmerren masatë mëtejshme për të siguruar të drejtën e qytetarëve për zgjedhje të parakohshme .

Leave a Reply

Your email address will not be published.