Vizita e ministrit të jashtëm të Greqisë Nikos Kotzias në Maqedoni ka pasur jehonë në mediat greke. Takimi është konsideruar miqësor dhe me tone pozitive nga ana e kryediplomatit grek. Bisedimet e tij me krerët më të lartë në Maqedoni, si dhe konferenca me homologun Dimitrov, janë pasqyruar me pozitivistet, pasi Kotzias ka deklaruar se duhet të vihet dora në zemër për të zgjidhur problemet.

 

Sipas deklaratës së Ministrisë së Jashtme, Kotzias ka nënvizuar se, “Greqia është pro integritetit territorial dhe mosndryshimit të kufijve në të gjithë rajonin. Gjithashtu Athina është pro integrimit euroatlantik të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Problemet tona, theksoi Kotzias, duhet te zgjidhen me sinqeritet. Kryediplomati grek paralajmëroi se pas dy muajsh do të zhvillohet një takim i katër vendeve të Ballkanit: Shqipëri, Greqi, Maqedoni dhe Bullgari, ku do të diskutohet për çështje të sigurisë dhe të një bashkëpunimi ekonomik më të gjerë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *