Subscribe

“Marrëveshja e detit me Shqipërinë mbyllet brenda një muaji”, kështu ka deklaruar Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias në një intervistë për televizionin grek Skai.

 

“Në Greqi debati është vetëm për Zonën ekskluzive ekonomike. Por dua t’ju kujtoj se Zona Ekskluzive Ekonomike nuk është sovranitet. Sovranitet ka vendi në zonën e tij detare dhe kjo duhet parë, qetë, hap pas hapi aty ku nevojitet. Dhe për Zonën ekskluzive ekonomike kemi diskutime, kemi bisedime me tre vende për momentin. Ne kemi bisedime mbi ZEE me Shqipërinë, ekipet tona teknike janë takuar përsëri. Shpresoj që deri në fund të majit të ketë një marrëveshje dhe nëse jo në fund të majit, në fillim të qershorit.  Kemi dhe çështjen me Italinë, pasi të kemi mbaruar me Shqipërinë për të arritur një marrëveshje me ta.”

 

Deklarata e shefit te diplomacisë greke vjen pas takimit te dy grupeve teknike qe po negociojnë per te arritur nje marrëveshje. Ditën e enjte ministri për Europën dhe punët e jashtme Ditmir Bushati, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Selanik në kuadër të takimit mes Shqipërisë Greqisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *