Subscribe

Megjithe paqartësitë politike në Kosovë kanë nisur përpjekjet për emrin e presidentit të ri. Teksa ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare kanë nisur betejën me Gjykatën Speciale në Hagë, kryeministri Avdullah Hoti ka apeluar qe interesat e vendit te dominojnë mbi ato partiake dhe qe çështja e presidentit te zgjidhet brenda kornizës kushtetuese.

 

AVDULLAH HOTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

“Besoj edhe për këtë çështje shumë shpejtë do të marrë udhë edhe kjo çështje, sapo kanë ndodhur ndryshimet për shkak të akuzave të ngritura, besoj për disa ditë i fillojmë bisedat me spektrin politik për të parë si mund ta tejkalojmë këtë situatë. Rruga kushtetuese është e qartë, unë do të insistoj të përcjellën gjithë hapat kushtetues për gjetjen e zgjidhjes që është më e mira për vendin para se gjithash e jo interesat politike para interesit publik.”

 

Por opozita ka insistuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Një ditë më parë Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka deklaruar se qytetaret duhet ti drejtohen kutive te votimit për te pasur një qeveri legjitime. Kushtetuta parashikon qe Vjosa Osmani te ushtroje kompetencat e presidentit për një periudhe gjashte mujore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *