Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 July 2026
Vizion fokus

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet që cënojnë...

Dita e 39-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Vance: Nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, ushtria amerikane...

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i përgjigjemi vulgaritetit...

Begaj nis vizitën në Luginën e Preshevës: Do të...

Trump: S’ka rifillim të luftës me Iranin, por nëse...

Presidencialet në Francë, Le Pen nis fushatën

Dita e 39-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Deklarata e fortë e Trump: Irani më ka në...

Zvërneci “shkon” në Strasburg, Balla: Respektojmë kriteret e BE!...

Kosova “hap dyert” për emigrantët, analisti: Mundësi për Kurtin që të bëhet më i pranueshëm për Uashingtonin

11 Qershor 19:43

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar vendimin për mbrojtje të përkohshme për 50 persona, në kuadër të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Analisti Ylli Hoxha e sheh këtë si një mundësi për kryeministrin Kurti, në mënyrë që të bëhet më i pranueshëm në Uashington.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Hoxha tha se Kosova është një vend i vogël dhe nuk do të ndikojë në trazirat që janë krijuar në SHBA nga kjo çështje.

Sa i përket krizës politike në Prishtinë, analisti u shpreh se ende nuk është e qartë nëse vendi do të përballet me zgjedhje të reja.

Intervista e plotë:

A ka pasur reagime në Prishtinë nga ky vendim i qeverisë?

Hoxha: Për çudi më shumë kemi reagime në Tiranë sesa në Prishtinë. Vendimi i qeverisë është marrë si i mirëqenë në përputhje me një sentiment të përgjithshëm të popullit të Kosovës që kërkesat që vijnë nga Uashingtoni mos të jenë të diskutueshme. Nuk bëhet fjalë për solidarizimin që do të kemi. Bëhet për një gjë që është e konceptueshme nga aspekti moral, i vlerave. Është një çështje që moralisht është e diskutueshme edhe në vetë SHBA dhe ka krijuar trazira. Por ja ku jemi, jemi një shtet i vogël, i cili nuk mendoj se mund të kontribuojë në këtë debat.

Kosova më parë ka pranuar të strehojë edhe refugjatët afganë. Po këto veprime të tilla të qeverisë së Prishtinës a kanë luajtur ndonjë rol në opinionin publik apo në politikën e Kosovës?

Hoxha: Kërkesa për afganët dhe po ashtu për refugjatët nga Ukraina ka një dimension tjetër. Nuk është dashur të diskutohet fare. Pra, ata janë strehuar në Kosovë përkohësisht deri sa kanë mbërritur në SHBA. Nuk është moralisht në rregull mënyra si po e bën administrata Trump, por Kosova është aty ku është. Është një shtet i vogël dhe mezi pret që të bëhet faktor i rëndësishëm për të plotësuar një kërkesë të tillë. Kjo vlen edhe për Shqipërinë që pranoi kërkesën e Italisë.

Marrëveshja e Kosovës me Danimarkën për të dhënë me qira disa burgje. Po kjo, a është parë si një operacion komercial?

Hoxha: Çështja me danezët ka qenë më atraktive për mediat dhe për opinionin publik. Aty ka pasur një kontradiktë që ka buruar edhe nga vetë Danimarka. Ajo ka pasur një debat paksa më të ashpër në Republikën e Kosovës dhe ka pasur edhe ngecje që kanë ardhur si pasojë e shkeljeve ligjore që kanë ndodhur. Por jo në përmasën e ndonjë tërmeti politik. Kjo e SHBA-së, më shumë në Kosovë do të interpretohet si një mundësi për zotin Kurti që të bëhet më i pranueshëm për Uashingtonin në kohën kur ai nuk po arrin të hapë derën e Kryeministrisë, sesa do të sfidohet si ide e solidarizimit me SHBA.

Kriza politike në Prishtinë, a duket se opsioni i fundit që mbetet është shpallja e zgjedhjeve të reja?

Hoxha: Ende nuk e kemi të qartë. Kemi pasur disa takime interesante mes Kurtit dhe liderit të PDK-së. Ndonëse për çështje të tjera, por kanë filluar të shpejtohen këto fotografi. Besoj do të bëhet tentativë që të zhduket kjo krizë. Ndoshta do të marrë kohë, ndoshta edhe 4 vjet do të kalojnë për të zgjidhur këtë ngërç.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kosova Kryesoret
Tagged:
Analiste emigrantë kosove SHBA Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Zvërneci “shkon” në Strasburg, Balla: Respektojmë kriteret e BE! Këlliçi: Protesta nuk është nxitur nga Irani

më shumë...

“Momenti i krenarisë”, Rama: Kur e paimagjinueshmja bëhet e mundur dhe i thua Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, shihemi në Shqipëri

më shumë...

Balla nga Strasburg: Shqipëria ka hyrë në fazën vendimtare të anëtarësimit në BE

më shumë...

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do mbahet në Shqipëri, Aleanca e gatshme të luaj rol për paqe

më shumë...

One thought on “Kosova “hap dyert” për emigrantët, analisti: Mundësi për Kurtin që të bëhet më i pranueshëm për Uashingtonin”

  1. B.S says:
    June 12, 2025 at 12:45 am

    … Erandi banori qe i ka dhene “fryme dhe gjalleri” FERMA VIP 2 … banori me i preferuar dhe i pelqyer i publikut shqiptare … vleresimi behet per banorin me aktiv, i kulturuar, i lexuar, reak ne debate dhe argumenta … meriron FITUESIN … qe nuk vleresohet per Patriotizem, Nacionalizem dhe Politikisht sic bene me Big Maman qe nuk ka lexuar nje liber dhe nuk di te flase vec uleret me te ghithe dhe vec gatuan …
    Mos beni sic beri BIG BROTHER VIP me kosovarin ANALFABET …

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:46

Ecja në natyrë forcon imunitetin dhe ul...

10:37

Përse sytë jeshilë janë kaq të rrallë?

10:06

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet...

10:01

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

9:45

Dita e 39-të e protestës, qytetarët nisin...

9:37

Vance: Nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit,...

9:23

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga...

8:50

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i...

8:50

Begaj nis vizitën në Luginën e Preshevës:...

8:35

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

8:30

Trump: S’ka rifillim të luftës me Iranin,...

8:10

U rrëzua në mal teksa kulloste bagëtitë,...

8:07

A po plakemi më shpejt se prindërit...

7:43

Presidencialet në Francë, Le Pen nis fushatën

7:26

Dita e 39-të e protestës, nis grumbullimi...

7:13

Deklarata e fortë e Trump: Irani më...

7:10

Zvërneci “shkon” në Strasburg, Balla: Respektojmë kriteret...

6:49

Si ta zvogëloni rrezikun e goditjes nga...

6:41

“Aleatët e NATO-s duhet të çojnë në...

6:32

Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Dhuna ndaj minorenes, e planifikuar, publikohen video të tje...
  • Ministria e Arsimit publikon kalendarin, ja kur do të filloj...
  • “Momenti i krenarisë”, Rama: Kur e paimagjinueshmja bëhet e...
  • Xhaxhai e kapi duke pirë hashash, 16-vjeçari e plagos me thi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.