Subscribe

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar sot në një bashkëbisedim të zhvilluar me pedagogë e studentë në Prishtinë me temën “Shqiptarët, faktor stabiliteti në Ballkan”.

 

Gjatë fjalës së tij, Meta theksoi se Shqipëria dhe Kosova ndajnë shumë e më shumë se interesa të përbashkëta strategjike.
Meta tha se marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë kundër asnjë rajoni tjetër.

 

“Kosova gjaku që nuk falet kurrë. Një eksod i heshtur që po ndodh mes shqiptarësh në rajon mbetet shqetësimi im i madh. Dua të theksoj rëndësinë e ndërgjegjësimit nga të gjithë ne drejtuesit por edhe elitat intelektuale për ti inkurajuar të rinjtë për të qëndruar në Kosovë, Shqipëri në trojet tona, për të ndaluar shpopullimin e heshtur. Si ju në Kosovë dhe ne në Shqipëri dhe të gjithë shqiptarët duhet të përpiqen që aty ku jetojnë të mbizotërojë ligji.

 

Zgjedhjet në Kosovë kanë qenë një mësim dhe tregojnë se kjo shoqëri është vigjilente dhe kërkuese. Këto tipare e vlerësojnë shtetin e Kosovës. Kam përshëndetur vendosjen e traditës së bashkëpunimit. Jemi të vetëdijshëm se Shqipëria dhe Kosova ndajnë shumë më shumë se interesa të përbashkëta strategjike. Marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë kundër asnjë rajoni tjetër”, tha Meta.

 

I ndalur tek ‘Open Balkan’, presidenti tha se aksionet e caktuara politike si edhe frymëzimi i kriminelëve të luftës dhe mohimi i gjenocidit nuk mund të bashkëjetojnë me aspiratat europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *