Subscribe

Kosova feston  ditelindjen e saj. 12 vite me pare, më 17 shkurt të vitit 2008 shpalli pavaresine. Mengjesi i te henes nisi me ngritjen e flamurit në prani te kryeministrit Albin Kurti dhe kryetares së Kuvendit të Kosoves, Vjosa Osmani. Me pas u zhvilluan homazhe ne Prekaz ne memorarialin Adem Jashari. Kurti u shpreh se Kosova kujton me krenari familjen Jashari.

 

 

Ndersa Kryetarja e Kuvendit Vjosa Psmani tha se Prekazi eshte simboli i atdhedashurise.

 

 

Homazhe u kryen edhe te shtatorja e Ibrahim Rugoves.  NdersaPresidenti i Kosoves Hashim Thaci tha ne Facebook se për të ardhur deri te 17 shkurti 2008 u deshën përpjekje, mund dhe sakrifica të mëdha.

 

HASHIM THAÇI

PRESIDENT I KOSOVES

Gjatë këtyre dymbëdhjetë viteve Kosova ka shënuar të arritura të mëdha në rrafshin nacional, në konsolidimin e institucioneve, përparimin ekonomik, në kultivimin e marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe funksionimin e shtetit ligjor. Kosova nuk harron kurrë sakrificën e mijëra dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, invalidëve, të mijëra martirëve dhe të qytetarëve që u sakrifikuan për lirinë dhe Pavarësinë e saj. Kosova ka hyrë në dekadën e dytë të pavarësisë me besim, shpresë dhe bindje për një ardhmëri më të mirë dhe më të sigurt.

 

Shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe njohja e saj ndërkombëtare, në Prishtinë konsiderohen si datat më të rëndësishme të historisë së deritashme të Kosovës. Kosova njihet si shtet I pavarur nga 116 vende. Megjithate edhe 12 vjet pas shpelljes se pavaresise vendi perballet me shume sfida me kryesorja nromalizimi I maredhenieve me Serbine.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *