Subscribe

Pas vendimit të një dite më parë të Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen “non grata” të Sali Berishës dhe familjarëve të tij, një nga pyetjet kryesore të ngritura është ajo mbi provat që SHBA ka për ish kryeministrin. Një ditë më parë Vizion Plus kontaktoi Departamentin e Shtetit, duke i drejtuar këtë pyetje dhe përmes Ambasadës Amerikane në Tirane, erdhi kjo përgjigje:

 

Korrupsioni i Berishës është raportuar gjerësisht në raportimin lokal, rajonal dhe ndërkombëtar të OJQ-ve dhe shtypit si dhe hetimet që lidhen me përpjekjet e vet qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit.

 

Por DASH, natyrisht nuk mjaftohet vetëm me raportimet, e sidomos në raste të tilla.

 

Sekretari i shtetit ka siguruar informacione të besueshme në lidhje me përfshirjen e Berishës në korrupsion domethënës, përpjekjet e tij për të ndërhyrë në procese publike dhe shpërdorimin e fondeve publike në Shqipëri.

 

Në fund të përgjigjes, DASH shton se veprimet korruptive të Berishës vazhdojnë të jehojnë sot në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin.

Pas këtij vendimi, ish-kryeministri Berisha i kërkoi departamentit amerikan që të bëjë publike çdo provë apo fakt që SHBA disponon kundër tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *