Udhëheqësi i Partisë së Pavarur turke, Haydar Bas ka humbur jetën këtë të martë nga koronavirusi në moshën 73-vjeçar.

Bas dhe tetë anëtarë të familjes së tij, të cilët rezultuan të gjithë pozitivë me COVID-19 u shtruan në një spital në provincën e Trabzonit.

Fillimisht, ai qëndronte në një spital privat, por u transferua në Trabzon pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

Ai është politikani i parë turk që ndërron jetë nga koronavirusi, mirëpo nuk është i vetmi i infektuar, raporton Anadolu Agency.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *