Buxheti i bashkisë së Korçës për vitin 2019 miratohet edhe me votat e këshilltarëve të LSI të cilët edhe herë të tjera kanë votuar materialet e paraqitura në këtë këshill nga ekzekutivi i bashkisë më të madhe në juglindje të vendit.

 

Nga 7 antarë të LSI që ka patur ky këshill pas zgjedhjeve të vitit 2015, dy prej tyre vetëm pak kohë më parë kanë kaluar nga grupi i këshilltarëve socialistë ndërsa tre të tjerë sot kanë bashkuar votat për buxhetin. Nga ana tjetër buxheti është kundërshtar fort nga këshilltarët e PD që e kanë cilesuar kete buxhet abuziv per xhepat e qytetareve si pasoje e rritjes se taksave dhe tarifave te parashikuara ne te.

 

Kryetari i bashkisë së Korçës më shumë se të replikojë me këshilltarët e PD ka bërë me dije projektet që kjo bashki do të realizojë përmes buxhetit të vitit 2019 që kap vlerën 1 miliard e 744 milion leke, 40 milione me shume se buxheti i vitit 2018. Perfundimi i asfaltimit te te gjitha rrugeve brenda qytetit, Infrastruktura ne njesite administrative, investimet ne fushen e mjedisit, arsimit, artit kultures dhe sportit jane disa nga fushat kryesore ku do investohet vitin e ardhshem ka bërë me dije Filo.

 

Në momnetin e votimit pjesa më e madhe e këshilltarëve të PD janë larguar nga salla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *