Subscribe

Rritet numri i vizitorëve në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar. Sipas drejtores të Fjoralba Prifti, numri më i lartë  i vizitorëve ka ardhur nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

 

Por nuk kanë munguar edhe turistë të tjerë të huaj të cilat kanë kaluar fundjavat në qyetin më të madh në juglindje të vendit. Gjatë kësaj periudhe janë ekspozuar ikona të autorëve të njohur të ikonografisë shqiptare, që kanë tërhequr vëmendjen e vizitorëve. Interes ka pasur edhe për ekspozitën e “Restaurimeve” e cila ka qëndruar gjatë kësaj periudhe e hapur.

 

“Në krahasim me disa muaj më pare, interesi ka qemë më i madh, por krahasuar me një vit më parë, interesi lë të për të dëshiruar. Nëntori shënoi një rritje të vizitorëve, kryesisht nga Shqipëria, por edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut. Kjo ka ardhur edhe nga dëshira e njerëzve për të udhëtuar, për të ndryshuar atmosferën e tyre. Kishim shumë aktivitete të planifikuara, por për shkak të situatës nuk mund t’i kryejmë.”

 

Drejtoria e muzeut për të tërhequr sa më shumë vizitorë ka vendosur qe në festat e nëntorit hyrja për të gjithë vizitorët vendas e të huaj të jetë falas.

 

Muzeu përfshin në fondin e vet rreth 8200 objekte mes të cilave 6500 ikona të kishave katolike dhe ortodokse të vedit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *