Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ndodhi mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “kryqëzimi i Voskopojës” ne Korçe.

 

Një motoçikletë ka goditur një karrocë mallrash e më pas është përplasur me një mjet të tipit trailer. Si pasojë e këtij aksidenti, ka mbetur i plagosur Gëzim Setellari 47 vjeç dhe drejtuesi i motoçikletës Daniel Rrapi 18 vjeç. Të plagosurit u dërguan menjëherë në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *