E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama shpall njoftimin: Aplikoni për punë si mësues të gjuhës shqipe në Greqi

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi informon çeljen e procesit të mbledhjes së shprehjeve të interest për programin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Mësues për shqipërinë”.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Reklamë

Ky program ka në bazën e vet mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve të Greqisë. Ai do të shtrihet më pas edhe në mësimin e letërsisë dhe historisë së Shqipërisë.

Ambasada u ka bërë thirrje të gjithë mësuesve e mësueseve të licencuar të gjuhës shqipe, që të aplikojnë në adresën e publikuar në faqen zyrtare (www.mesuespergreqine.gr) për të shprehur gatishmërinë dhe paraqitur vetëm dokumentin e licencës së mësuesit.

Gjithashtu, të gjithë ata që janë të interesuar të hyjnë në kurset e trajnimit për të dhënë lëndën e gjuhës shqipe dhe marrë certifikatën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, janë të mirëpritur të aplikojnë.

Ky program mbështetet financiarisht nga qeveria shqiptare dhe të gjithë mësuesve të përzgjedhur do t’u lidhet një pagë mujore nga Ministria e Arsimit dhe Sporti.

Aplikimet janë të hapura deri më 30 qershor 2024./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë