Antoneta Sevdari është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Tiranës për të marrë detyrën e prokurores pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për ta rikthyer në detyrë, vendim i cili ka efekt të menjëhershëm.
Përveç rikthimit në detyrë, shteti shqiptar duhet ti kthejë Sevdarit pagat e prapambetura që nga koha e përjashtimit të saj nga organet e drejtësisë më 28 shkurt 2019.
Lexo edhe :
Related Posts
Gjithashtu Gjykata e Strasburgut e gjobiti shtetin shqiptar me 25 mijë euro për proces të parregullt gjatë vlerësimit në 3 shtyllat e vettingut.
KPA shkarkoi nga detyra prokuroren e Tiranës, Antoneta Sevdarin në 28 shkurt 2019. Ishte pasuria e bashkëshortit të saj që solli largimin. Komisionieri Publik ankimoi vendimin për pasurinë e bashkëshortit, ndërsa Sevdari e justifikoi me punën e tij jashtë vendit.
Sevdari iu drejtua më pas Gjykatës Ndërkombëtare, e cila konkretisht në vendimin e saj u shpreh se gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës në rastin e shkarkimit të saj. /vizionplus.tv






