Subscribe

Vetëm një viktimë nga koronavirusi u regjistrua këtë të mërkurë në Shqipëri. Rovena Daja, përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë, tha se pacienti që humbi jetën ishte nga Korça. Numri i viktimave në vendin tonë shkon kështu në 322.

 

“Një qytetare 61 vjeçare nga Korça nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve.”

 

Në orët e fundit, autoritetet kanë testuar 852 persona si të dyshuar me koronavirus. Mes tyre, 151 qytetarë janë konfirmuar pozitivë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 10.704.

 

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:  39 raste në Tiranë, 27 raste në Durrës, 16 raste në Korçë, 14 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje, 8 raste në Gramsh, 6 raste në Elbasan, nga 5 raste në Krujë, Mirëditë, 4 raste në Fier, 3 raste në Gjirokastër,  2 raste në Devoll, Divjakë, Kolonjë, Vorë,  1 rast në Kurbin, Kavajë, Berat, Mallakastër, Sarandë, Patos.”

 

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 192 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *