E enjte, 22 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Korça ndez zjarret e pranverës, simbolizojnë fundin e dimrit dhe ardhjen e stinës së ngrohtë 

Në qytetin e Korçës mbrëmjen  e të shtunës u ndezen zjarret tradicionale, një nga ritualet më të hershme që simbolizon largimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës.

Në lagje të ndryshme, banorët u mblodhen rreth zjarreve duke përcjellë traditën e trashëguar ndër breza, ndërsa atmosfera festive është shoqëruar me gëzim dhe pjesëmarrje të shumtë të qytetarëve.

Reklamë

Nuk munguan gatimet tradicionale të kësaj feste me shijet karakteristike të Ditës së Verës.

Një tjetër simbol i rëndësishëm i festës janë veroret shumëngjyrëshe që vendosen në dorë si shenjë e fatit të mire dhe mbarësisë.

Festimet vijojnë gjithë ditën e dielë me  atmosferën e një prej ngjarjeve më të dashura, që bashkon traditën, kulturën dhe gëzimin e ardhjes së stinës së re.

Më shumë video

Reklamë