Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Andi Koraqi dha lajmin për “Quo Vadis” se po merret në konsideratë që mësimi në universitete të jetë i alternuar.

 

Gjatë intervistës, ai deklaroi se po shihet mundësia që për ata që e kanë të nevojshme të rikthehen në auditore.

 

“Duke parë kërkesën e studentëve, është parë që të bëhet një mësim i alternuar. Por do të specifikojmë se çfarë mësimi mund të bëhet në auditor dhe çfarë online.”

Kjo përgjigje erdhi pas kërkesës së zv. Dekanes së Fakultetit të Histori-Filologjisë që edhe në universitete mësimi të jetë i kombibuar si për nxënësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *