Padyshim që është personazhi më i dashur e më i realizuar në serialin që transmetohet nga e hëna në të premten në Vizion Plus, ‘Dashuri me Qira’.

 

 

Onur Büyüktopçu, ose siç e njohim ndryshe Korish, i rrëmbeu zemrat e të gjithëve me aktrimin e tij në këtë serial, duke u bërë personazhi më popullor jo vetëm në Turqi, por edhe në Europë. E për shkak të këtij suksesi, Korish, ka nisur projektin e tij më të ri në televizion.

 

 

Ashtu si edhe në serialin ‘Dashuri me Qira’, Korishin do e shohim sërish pranë dashurisë së tij më të madhe, ushqimit. Onur Büyüktopçu, do të trokasë në dyert e disa familjeve turke, së bashku me personazhe V.I.P, për të vlerësuar gatimin e tyre.

 

 

Të gjithë aktorët e serialit ‘Dashuri me Qira’, e kanë uruar Onurin për këtë projekt të ri. Por më krenarë për të, shfaqej Jasemin dhe Neriman.

 

 

 

 

YEMEKTEYİZ yakında @tv8’de…

A post shared by ONUR BÜYÜKTOPÇU (@onurbyktpc) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *