Kontrollet në disa banesa në qarkun Durrës kanë bere te mundur goditjen ne dy raste të mbajtjes së lëndëve narkotike në banesa.

 

Më konkretisht nga Policia e Krujës është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi A. D., 45 vjeç, banues në fshatin Verjon, Krujë, pasi  gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 1.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

 

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi L. D., 20 vjeç, banues në fshatin Verjon, Krujë dhe vijon puna për kapjen e tij, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 3.5 kg lëndë narkotike kannabis sativa.

 

Po gjatë kontrolleve,  Policia e Krujës  bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Arrestoi shtetasin K. H., 48 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *