Pas konstatimit të dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, janë shtuar kontrollet në porte e pika kufitare tokwsore.

 

Kontrollet të shumta janë zhvilluar në pikën kufitare të Muriqanit, nga e cila rezulton se kishte hyrë edhe 28-vjeçari i prekur nga virusi COVID-19, i cili sipas autoriteteve nuk është kontrolluar pasi nuk vinte nga zonat e kuqe.

 

Nën masa të rrepta punohet edhe në pikën e Hanit të Hotit, ku çdo udhëtar i nënshtrohet matjes së temperaturës me termometër lazer.

 

Por pavarësisht masave, ne kete pike nuk mungojne episodet ku udhetaret kontrollohen me termometra normal.

 

Ndërkohë edhe në portin e Durrësit janë përforcuar masat.

 

Mëngjesin e të hënës kanë mbërritur dy tragete nga Italia, ndërsa të gjithë pasagjerët iu nënshtruan verifikimit.

 

Ndërsa në Vlorë, pas kontrolleve të ushtruara ka nisur dizifektimi i të gjithë terminalit.

 

Dyfishim të masave këtë të hënë ka pasur në të gjithë pikat kufitare.

 

Ndërkohë, në zonën e Kavalishencës ku janë vendosur mjediset e karantinës kanë nisur lëvizjet e personelit mjekësor pas shfaqjes së rasteve të para të të infektuareve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *