Policia Rrugore monitoroi gjatë fundjavës me radarë Bypass-in e Fierit dhe kapi shoferët në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Brenda 48 orëve janë pezulluar 54 patenta dhe janë vënë 32 gjoba që variojnë nga 30 mijë deri në 40 mijë lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një nga shtetet e BE-së.

 

Ndërsa 39 gjoba të tjera janë me vlerë nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi tej normave të lejuara.

 

“Përgjatë 48 orëve të fundit monitorim me radar 📹 në Bypass-in e Fierit, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Fier, kanë konstatuar shpejtësi që varionin nga 142 km/h deri në 181 km/h, ku si rezultat janë pezulluar 54 leje drejtimi nga 1 deri në 3 muaj, zbtitje 3 pikë nga leja e drejtimit dhe masë administrative nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj”, njoftoi policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *