Në kuadër të masave për parandalimin e akisdenteve rrugore, kryesisht në akset rrugore në të cilat javën e fundit janë shënuar ngjarje rrugore, Drejtoria e Policisë Rrugore hartoi një plan të posaçëm masash në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe.

 

Gjatë 12 orëve të fundit, njanë zhvilluar kontrolle blic në akset rrugore Tiranë – Elbasan, Elbasan – Librazhd dhe Elbasan – Peqin.

 

Gjatë kontrolleve blic, në tunelin e Krrabës, janë evidentuar dhe ndëshkuar 12 drejtues automjetesh, të cilët qarkullonin me shpejtësi nga 130 deri në 140 km në orë në brendësi të tunelit, si dhe 17 të tjerë për shpejtësi tej normave të lejuara.

 

Janë evidentuar dhe ndëshkuar 25 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 11 drejtues motoçikletash pa kaskë mbrojtëse dhe 8 për xhama të errësuar me qese plastmasi.

 

Ndërkohë janë kontrolluar 112 mjete, në disa raste është bërë edhe kontroll fizik i personave dhe kontroll i imtësishëm i automjetit për sende të kundërligjshme.

 

Nga Policia Rrugore e Elbasanit janë arrestuar në flagrancë tre drejtues motoçikletash për mungesë të lejes së drejtimit.  Kontrollet blic do vijojnë në të gjitha akset rruge të vendit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *