Mbledhja e parë e konferences së kryetareve në kuadër të sesionit të ri parlamentar ka prodhuar debate dhe akuza mes palëve pas perfundimit te saj.

 

Ne daljet per mediat, perfaqesuesit e partive politike nuk nguruan te vijojne akuzat ndaj njeri-tjetrit.

 

Ulsi Manja tha se opozita vazhdon me të njëjtat akuze prej kohësh dhe nuk kontribuon në proceset dhe reformat e rëndësishme që ndihmojnë në integrimin e vendit. Përfaqësuesi i PS-së shtoi se mazhoranca do të vazhdoj të jetë e fokusuar tek qytetaret, meqënese opozita ka ndërmend të vazhdoj me balten e saj të zakonshme.

 

Nderkohe perfaqesuesit e opozites u fokusuan me shume tek ngjarjet e fundit kriminale per te shpeshtuar sulmet ndaj qeverise.

 

Por Edmond Spaho dhe Petrit Vasili nuk nguruan ta konsiderojne te deshtuar reformen ne drejtesi. Spaho tha mes te tjeresh se kaosi qe ka perfshire sistemin e drejtesise reflektohet tek fakti qe vendi eshte sot pa Gjykate te Larte, Kushtetuese por edhe pa KLGJ dhe KLP.

Ndersa Petrit Vasili tha se kjo qeveri eshte ne piken e vdekjes dhe se opozita do te zhvilloje nje lufte ne te gjitha frontet per ti dhene shkelmin e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *