Komisionerja ruse për të drejtat e njeriut, Tatyana Moskalkova, dhe homologu i saj ukrainas, Dmytro Lubinets, u takuan në kryeqytetin turk, Ankara, më 11 janar.

 

Në takimin që zgjati rreth 40 minuta, sipas Reuters, palët ranë dakord për këmbimin e 40 të burgosurve të luftës.

 

Kështu tha Moskalkova të mërkurën.

 

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në muajin shkurt, Moska dhe Kievi kanë këmbyer disa herë të burgosurit e luftës.

 

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) tha më 15 nëntor se Rusia dhe Ukraina kanë torturuar të burgosur të luftës gjatë konfliktit gati nëntëmujor mes tyre.

 

Kievi ka thënë më herët se i kontrollon të gjitha informacionet në lidhje me trajtimin e të burgosurve dhe se do të hetojë çdo shkelje.

 

Rusia, e cila ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, i mohon torturat ose format e tjera të keqtrajtimit të të burgosurve./rel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *