Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit për gjyqtaren Regleta Panajoti.

 

Panajoti është gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë si dhe ishte kandidate për Gjykatën Kushtetuese.

 

Në qershor të këtij viti, KPK e ka konfirmuar me shumicë votash në detyrë gjyqtaren e Tiranës Regleta Panajoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *