E hënë, 26 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kolonjë/ 12 fshatra të bllokuar prej 7 ditësh pas shembjes së urës, nis nesër puna për rikthimin e qarkullimit

Në fshatin Qafzezë të Kolonjës do të nisë nesër ndërtimi i një ure të re të tipit “Bailey”, e cila do të rikthejë kalueshmërinë për banorët e 12 fshatrave të bashkisë Kolonjë. Vendimi vjen pas shembjes pothuajse të plotë të urës ekzistuese, që e ka nxjerrë atë jashtë funksionit për automjetet dhe ka krijuar rrezik serioz edhe për kalimin e këmbësorëve.

Për shkak të situatës së rënduar dhe mungesës së një rruge alternative, Prefektura e Qarkut të Korçës e trajtoi këtë problem duke u koordinuar me institucionet përkatëse.

Reklamë

Sot, inxhinieri i Batalionit të Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes, së bashku me nënprefektin e Kolonjës, Adriatik Brace, përfaqësues të emergjencave civile të Prefekturës së Korçës, bashkisë Kolonjë dhe specialistë të ARRSH-së, kryen inspektimin në terren pranë urës së dëmtuar.

Gjatë vlerësimit u vendos që në këtë zonë të ndërtohet një urë e tipit “Bailey”, e cila do të mundësojë rikthimin e qarkullimit në kohën më të shkurtër të mundshme. Punimet pritet të nisin menjëherë, me angazhimin maksimal të të gjitha strukturave përkatëse.

Reklamë

Vazhdo të lexosh

Reklamë