Ndalimi i qarkullimit të mjeteve që prej orës 06:00 të mëngjesit të kesaj te diele,përveç mjeteve të autorizuara nga policia siç duket nuk u ka pëlqyer beratasve,që kanë qarkulluar sërish duke shkelur këtë urdhër të dhënë.

 

Por kjo u ka kushtuar shtrenjtë pasi janë gjobitur nga policia dhe u janë bllokuar mjetet. Efektivë të shumtë të DPV Berat kanë ngritur posto-blloqe në rrugët qytetit,duke gjobitur këdo që nuk ju bind urdhrit dhe duke bllokuar dhjetëra mjete.

 

Nga ana e policisë së Beratit janë ndërmarrë penalitete të shumta ndaj të gjithë atyre që nuk respektuan njoftimin për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në qytet,me përjashtim të mjeteve të autorizuara nga Policia si : autoambulancat,mjetet që kryejnë funksione shtetërore etj.

 

64 gjoba janë vendosur nga shërbimet policore në Berat ditën e diele,ndërkohë që janë bllokuar edhe dhjetëra automjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *